Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa arresti për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmenin Ermal Beqiri dhe Ergys Agasin.
Gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar burimeve pranë BKH-së, raporton se për Mirlinda Karçanaj është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri.
Sipas Lalës, masat e GJKKO janë dhënë për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.
Prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.
Ndërkohë personat e sipërcituar, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.


