INCIDENTI/ Pamje nga ajri, avionët ushtarak rusë ndjekin avionin luftarak amerikan (VIDEO)

Dy avionë luftarakë rusë Su 30 kanë ndjekur në ajër një avion zbulimi Poseidon të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi, duke e detyruar të largohet nga zonat kufitare të vendit.

Videoja e incidentit u publikua nga ministria ruse e mbrojtjes. Sipas kësaj të fundit, avionët Sukhoi u lëshuan pasi radari pikasi një objektiv që poi afrohej zonës ajrore ruse. “Ekipet ruse e identifikuan avionin si një Boeing P-8 Poseidon dhe fluturuan pranë tij mbi Detin e Zi”, thuhet në deklaratë.

I prezantuar në 2013-tën, Poseidoni është një avion i përdorur prej marinës amerikane për operacione ushtarake kundër anijeve por edhe nëndetëseve, ndërsa është i pajisur me raketat e famshme Harpoon. Su-30-ta nga ana tjetër është krenaria e forcave ruse; super i manovrueshëm dhe me epërsi në ajër, ai është ndërtuar nga prodhuesi i famshëm rus Sukhoi.

Rajoni i Detit të Zi është duke përjetuar aktualisht një aktivitet të shtuar ushtarak për shkak të stërvitjes shumëkombëshe të NATO-s, “Flladi i Detit”. Në këto manovra në shkallë të gjerë, ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Ukraina si dhe disa vende europiane, marrin pjesë 40 luftanije, 30 avionë dhe 4.000 vetë personel ushtarak./ TCH


Shtuar 8.07.2021 16:10