Këtë të enjte, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, shprehet se nuk e ka pranuar kërkesën e PD për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, për çështjen e Belinda Ballukut.
Sipas argumentit të Peleshit, objekti i kërkesës për interpelancë është në Gjykatë Kushtetuese.
Peleshi u shpreh se është ky organ, pra GJK që do japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve.
Kërkesa për interpelancë e opozitës u rrëzua me 74 vota pro.
“Kam argumentuar mospranimin e kërkesës për interpelancë. Objekti i kërkesës për interpelancë është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, e cila po vlerëson nëse kërkesa është e pranueshme për shqyrtim në seancë plenare.
Kërkesa për interpelancë urgjente sipas rregullores nuk duhet pranuar sepse çështja është në shqyrtim në GJK. Është ky organ që do japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Cdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë parimet e pavarësisë së institucioneve. Është e domosdoshme të pritet vendimi i GJK”, tha Peleshi.
