Kjo e mërkurë solli emocione të veçanta në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjes, ku u zhvillua ndeshja mes ekipit vendas dhe Kukësit, e vlefshme për Kategorinë e Parë.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte prania si në dhomat e zhveshjes ashtu edhe në tribunën VIP e yllit të Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj.

Krenaria e qytetit të Lushnjes, autori i golit historik ndaj Serbisë, ndoqi me interes 90 minutat e sfidës nën brohoritjet e ngrohta të tifozëve lushnjarë, që e përshëndetën me entuziazëm.
Takimi përfundoi pa gola, por prania e Manajt i dha një tjetër shkëlqim ndeshjes, duke rikujtuar se sporti bashkon dhe frymëzon.
Rei Manaj, me thjeshtësinë që e karakterizon, u përshëndet nga të rinjtë dhe tifozët që e konsiderojnë një model frymëzimi për brezin e ri.
Ai nuk ngurroi të bëjë foto me tifozët , duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë me qytetin e tij të lindjes.
Prania e tij u përjetua si një festë nga publiku lushnjar, që e ndjek karrierën e sulmuesit me krenari.
Sporti mbetet ura më e bukur që lidh qytetarët me figurat që i përfaqësojnë denjësisht në arenën ndërkombëtare.

