Parashikimi i motit 4 Dhjetor 2025, vranësira dhe reshje shiu

Këtë të enjte vendi ynë, do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit.

Gjatë ditë reshjet e shiut pritet të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, e lokalisht në Veriperëndim dhe Jug të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në Verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era me drejtim nga kuadrati Lindjes me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.


Shtuar 4.12.2025 07:26