Prapaskenat e ndërhyrjes kirurgjikale në zemër të Edlir Tetovës, trajneri i Egnatias u dërgua me urgjencë në spital

Ditën e djeshme, trajneri i Egnatias Edlir Tetova, i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër në një nga spitalet e kryeqytetit, që për fat të mirë ka shkuar në rregull dhe raportohet se trajneri është në gjendje të normalizuar.

Gjithçka në fakt ka ndodhur shumë shpejt në dy ditët e fundit dhe “Panorama Sport”, ka mësuar detaje të kësaj ngjarje që ka tronditur jo pak klubin rrogozhinas.

Mësohet se tekniku ka ndjerë shqetësime në natën e së hënës dhe është kërkuar ndërhyrja e ambulancës për ta dërguar në spital.

Atje, pas vizitave përkatëse, i është identifikuar problemi në zemër dhe i është bërë e qartë që kishte nevojë për ndërhyrjen kirurgjikale.

Procedurë e cila është kryesor sot me sukses dhe tashmë pritet të mësohet vetëm sa kohë do të qëndrojë larg fushave të lojës tekniku durrsak i rrogozhinasve.


Shtuar 3.12.2025 10:10