Elijona e mërzitur për nënën e motrën: Ditën që hyra në këtë shtëpi isha te varrezat, në mendjen time janë akoma gjallë

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka shpërthyer në lot nga mërzia për nënën dhe motrën e saj të ndjerë.

Në një bisedë me Hygerta Sakon ka thënë se sa herë që shkon të varret e tyre mërzitet edhe më shumë.

Madje, u shpreh se ditën që u bë banore e shtëpisë së famshme ishte te varrezat.
“Para se me ardh këtu, në të njëjtën ditë kam shkuar tek varrezat edhe kam marrë forcë”, u shpreh ajo.

“Kam pasur shumë nevojë se mërzitem shumë kur të shkoj, në mendjen time janë akoma gjallë akoma se kam pranuar. Kur të shkoj të varrezat aty më gjuan realiteti”, theksoi tutje.

Nëna dhe motra i ndërruan jetë në një aksident në Kroaci në vitin 2021.

Elijona ndërkaq ka treguar në detaje për gjithë aksidentin dhe se si e ka përjetuar.


Shtuar 27.11.2025 19:39

Tags: ,