Prurjet e lumit Erzen kanë arritur në nivelin maksimal, duke rritur rrezikun e daljes nga shtrati. Bëhet me se situata më problematike paraqitet në urën që lidh njësinë administrative Sukth me atë të Katundit të Ri.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako e cila ka thënë se ekipet e emergjencës ndodhen në terren.
“Prurjet e lumit Erzen kanë arritur kuota maksimale. Në urën lidhëse midis njësisë Sukth dhe atë të Katundit të Ri po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit. Ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave”, shkruan Sako
