10 gjëra që meshkujt i bëjnë pa vetëdije, por që i tërheqin vajzat

Të zhvillosh ndjenja për një mashkull nis nga detaje të vogla dhe situata specifike. Vajzat kapin edhe sjelljet më të vogla, por meshkujt nuk e kuptojnë këtë. “Bright Side” ka bërë një listë me këto gjëra që vajzat pëlqejnë nga djemtë e që ndoshta do t’ju hyjnë dhe ju në punë.

1.Të tregosh dhembshuri dhe të shprehësh emocionet.

2.Të kesh pasion për diçka apo punën që bën.

3.Të jesh dëgjues i mirë pasi tregon se ti vërtet interesohesh për të.

4.Djersitja. Sipas studimeve djersa e meshkujve përmban një përbërje që modifikon nivelet hormonale të vajzave, i bën ato të ndjehen më pozitive, rrit rrahjet e zemrës dhe i emocionon.

5.Të tregosh kujdes për veten.

6.Përveshja e mëngëve. Shumë vajza thonë se pëlqejnë shumë të shohin parakrahun dhe venat e një mashkulli.

7.Mënyra sesi qëndron. Një posturë e relaksuar tregon se jeni të hapur dhe shumë tërheqës kurse duart dhe këmbët e kryqëzuara janë një “Jo” sipas vajzave.

8.Të kujdesesh për kafshët pasi tregon se jeni të dedikuar dhe të dashur.

9.Kur sytë zbuten teksa shohin një vajzë, është një tjetër tipar tërheqës. Shumë vajza thonë se shkrihen kur partneri i tyre i sheh në sy me dashuri.

10.Të dish të gatuash. Është shumë tërheqëse për vajzat kur mashkulli di të gatuajë ose të provojë receta të reja në kuzhinë.


Shtuar 8.07.2021 11:27