Zbardhen përgjimet mes punonjësve të Bashkisë Lushnjë: Na ka thirrur SPAK, drejtori na ka treguar çfarë t’u themi prokurorëve

Dy ditë më parë u arrestuar me urdhër të SPAK kreu i Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe dhe disa punonjës të bashkisë. Para arrestimit ata ishin vënë në dijeni nga prokuroria për nisjen e hetimeve ndaj tyre për shpërdorimin e fondit publik.

Në dosjen e SPAK janë publikuar përgjigjimet mes punonjësve, ku shihet se Tushe u ka bërë 20 herë mbledhje duke i udhëzuar se çfarë do t’i thonë prokurorëve të SPAK. Gjithashtu, Tushe kishte dalë garant për këtë çështje.

Përgjimet e punonjësve:

Punonjësi 1:  Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni

Punonjësi 2: Kush do pyetet tjetër

Punonjësi 1: Unë, Ilva dhe Inxhinieri

Punonjësi 2: Po ajo çne

Punonjësi 1: Është njësi ajo

Punonjësi 1: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë

Punonjësi 2: Ti?

Punonjësi 1: Në të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAKU, mua thjesht s’më vjen mirë, po s’kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë

Punonjësi 2: Ajo ka rëndësi, habitem ç’ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia

Punonjësi 1: Ne nuk jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë në përgjim

Punonjësi 2: Ashtu po, po dijeni për çfarë se nuk dihet se për ça ju pyesin atje më kupton

Punonjësi 1: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë të mos shqetësohen kot

Punonjësi 2: Kush tha

Punonjësi 1: Drejtori dhe ai miku jot

Punonjësi 2: Epo mirë

Punonjësi 1: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje

Punonjësi 1: … Neve na ka dalë Fatosi garant, garant./albeu.com

Shtuar 8.07.2021 11:35