Gjashtë shqiptarë janë arrestuar pasi prokuroria italianel ka lëshuar 28 masa sigurie, anëtarët e dyshuar të një grupi kriminal të lidhur me Locride Ndrangheta.
Grupi merrej me transportimin e kokainës nga Amerika e Jugut, me mbështetjen e bashkëpunëtorëve shqiptarë dhe një rrjeti të gjerë të huaj.
Hetimet kanë zbuluar se janë transportuan mbi 27 milionë euro drogë në dy vite. Lënda narkorike, me origjinë nga Kolumbia dhe Brazili, mbërriti në portet evropiane të fshehura në kontejnerë, ndërsa janë transportuar rreth 3.5 ton.
Grupi u godit pas zbërthimit të mesazheve të koduara në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, ku u gjurmuan kontaktet me ndërmjetësve shqiptarë dhe furnizuesit e Amerikës së Jugut, duke identifikuar grupin Barbaro di Platì si udhëheqësin e dyshuar.
Midis të arrestuarve është një shtetas kinez, i akuzuar për pastrim parash. Siç shpjegoi prokurori i Milanos Marcello Viola, ai dyshohet se ka vepruar si ndërrues parash, duke i lejuar organizatës të paguante për furnizimet me drogë përmes sistemit informal të pastrimit financiar të njohur si “fei eh ‘ien” , një metodë e përdorur për të lëvizur kapitalin pa kaluar nëpër kanale zyrtare.
Hetuesit identifikuan rrjetin kriminal me rrënjë në Lombardi, por me lidhje në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil.
Grupi përdorte sisteme mesazhesh të koduara si SkyEcc dhe menaxhonte lidhjet me trafikantët me ndërmjetësit shqiptarë të drogës.
Droga dërgohej me det në portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre, duke përdorur teknikën e “grabitjes” (ose “gacho eiego” ), në të cilën ngarkesat e kokainës fshihen brenda kontejnerëve të destinuar për transport të ligjshëm tregtar.
Emrat e shqiptarëve të arrestuar:
Elvis Aliu
Marjus Aliu
Fation Aliu
Ervin Bashmeta
Artur Hoxhosmani
Kujtim Daiu
Të arrestuarit e tjerë
Franco Barbaro, Platì, 1976
Antonio Barbaro, Locri, 1984
Giuseppe Trimboli, Locri, 1977
Bruno Trimboli, Platì, 1976
Rocco Violi, Milano, 1989
Michele Portolesi, Platì, 1975
Antonino Chindamo, Polistena, 1988
Bartolomeo Pepè, Cinquefrondi, 1983
Luciano Scarinci, Locri, 1984
Giuseppe Barbaro, Locri, 1986
Giuseppe Barbaro, Locri, 1986
Giuseppe Catanzariti, Locri, 1984
Davide Cannone, Milano, 1977
Francesco Costa, Locri, 1979
Giuseppe Grillo, Locri, 1974
Giuseppe Scarfò, Polistena, 1990
Giancarlo Tasca, Milano, 1984
Antonio Rosario Trimboli, Locri, 1982
Stefano Virgilio, Milano, 1991
Yubo Xe
Arrest shtëpie:
Francesco Biondo, Palermo, 1951
Giuseppe Foti, Catanzaro, 1977
Giuseppe Perre, Locri, 1997
