EMRAT/ “Banda 2B e Belinda Ballukut” me në krye Evis Berberin dhe Ceno Klosin, kush janë zyrtarët në foton e publikuar nga Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ka publikuar një foto të një grupi zyrtarësh të cilët ai i ka quajtur “Banda 2B e Belinda Ballukut”. Në foto vërehen bashkëpunëtorët më të ngushtë të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila pas komunikimit të akuzës dhe marrjes si e pandehur nga SPAK, u pezullua nga funksionet e saj në qeveri nga GJKKO.

Në krye të fotos, ai që bën selfien është Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH, që sot ndodhet në burg për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Në të djathtë të fotos: Viola Haxhiademi (sekretare e përgjithshme e ministrisë), kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në tenderin për tunelin e Llogarasë, njeriu kyç i çdo shkrese e paraje.

E dyta Vikrita Çuto (drejtoresha e burimeve njerzore e ministrisë), e treta me flokë të zeza Sindi Dushku (drejtoreshë e kabinetit të ministrisë, kushërirë e deputetes Olta Xhaçka).

Në krye të tavolinës, Ceno Klosi, pas tij Arber Avrami (ish-drejtor i Albgaz).

Më pas vjen ministrja, Florian Serjani (këshilltari për mediat) vajza brune në krah të Serjanit, Evis Mamaj (drejtoreshë e buxhetit në MIE, njeriu kyç në çdo tender, së cilës i është sekrestruar telefoni).

Sipas Bardhit, këta zyrtarë mblidheshin rregullisht në një banesë të njohur si Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis, ku ndaheshin tenderat e ministrisë për qëllime klienteliste.

“Banda “2B” funksiononte tamam si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive”, shkruan ai, ndërsa shton se këto para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi.


Shtuar 25.11.2025 19:34