Efektivët në “aksion”, filmohen teksa ngarkojnë fugonin e Policisë me hekura (VIDEO)

Një video e dy efektivëve të policisë të cilët përdorin mjetin e punës si mjet transporti për nevoja personale po qarkullon me shpejtësi në rrjet.

Një efektiv është filmuar teksa ngarkon me disa materiale hekuri fugonin. Videoja është xhiruar nga një qytetar i zonës së Fushë Mbretit në Elbasan, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Në pamje duket efektivi, i veshur me uniformë policie, ku së bashku me një efektiv tjetër kanë hapur bagazhin dhe po e mbushin me hekura.
Në fakt ky automjet bashkë me efektivin duhet të ishte në shërbim të sigurisë dhe rendit.


Shtuar 8.07.2021 10:04