Gjatë kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të personave që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, është arrestuar në flagrancë; B. M., 36 vjeç, banues në Durrës, administrator i një lokali në lagjen nr.17, Durrës, pasi në telefonin e tij celular u gjetën disa foto të lotove të sportit dhe Xh. P., 27 vjeç, banues në Durrës, pronar i një lokali në lagjen nr 17, Durrës, pasi dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Vijojnë kontrollet në zbatim të planit masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariateve në vartësi të saj, në kuadër të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të personave që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, kanë ushtruar kontrolle në ambiente e lokale të ndryshme si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve
B. M., 36 vjeç, banues në Durrës, administrator i një lokali në lagjen nr.17, Durrës, gjatë kontrollit në telefonin e tij celular u gjetën disa foto të lotove të sportit.
Xh. P., 27 vjeç, banues në Durrës, pronar i një lokali në lagjen nr 17, Durrës, pasi dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com