Të shihje Brojën duke dalë nga fusha me barelë dhe lot në sy, e më pas duke dalë nga “Air Albania” i shoqëruar nga stafi mjekësorë, të linte një shije trishtuese, të keqe, por për fat të mirë, ashtu siç flitej, situata nuk është aq e rëndë. “Bomberi” kuqezi u kthye në Angli, në klubin e tij Burnley ku iu nënshtrua testeve mjekësore.
Për fat, nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rendë, por për një ndrydhje të lehtë në kavilje, një dëmtim që kërkon pak ditë rehabilitim.
Sipas mediave angleze, Broja pritet t’i nënshtrohet menjëherë fazës së rikuperimit, për t’u vendosur në dispozicion të ekipit.
Sipas të gjithë gjasave, Broja nuk pritet të jetë në fushë këtë fundjavë kundër ish ekipit të Chelsea, por sipas të gjithë gjasave do të jetë kundër Brentford më 29 nëntor.
Dëmtimi i Brojës ndaj Anglisë mori edhe vëmendjen e mediave në ishull, ku “The Sun” i kushtoi një artikull të plotë sagës së tij të dëmtimeve.
