Manja-deputetëve të PD-së: Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja duke folur nga Kuvendi theksoi se projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e Partisë Demokratike në kohët që kjo forcë politike ka qenë në pushtet. Ndërsa sipas tij buxheti i PS, garanton mirëqenien e qytetarëve dhe konsolidon financat publike. Më tej, Manja u tha deputetëve të Partisë Demokratike që të mos veshin veshje 5000-6000 euro kur takojnë njerëzit në takime.

“Sa herë vjen seanca e diskutimit të buxhetit në Kuvend, të gjithëve themi se është seanca më rëndësishme në jetën e parlamentit. Ne nuk presim ta duartrokisni buxhetin tonë, sepse kjo seancë shfaqet në një mënyrë të qartë edhe dallimi politik midis 2 kahjeve tona, dhe ky buxhetin lidhet me vizion qeverisës 2025-2030. Nuk jemi të gjithë ekonomistë a financierë, po jemi me profesione të ndryshme, por dimë t’i lexojmë shifrat e buxhetit.

U tha buxheti i Partisë Demokratike. Nuk krahasohet as ky buxhet e as buxhetet tona përgjatë 12 viteve. Janë mbi 9 miliardë euro. Ky buxhet garanton mirëqenien e qytetarëve, ky buxhet konsolidon financat publike. Borxhi publik vjen në rënie. Buxheti është shpërndarë në mënyrë të tillë që garantin një zhvillim gjithëpërfshirës të ekonomisë

Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro se është gjynah”, tha Manja.


Shtuar 19.11.2025 17:54

Tags: ,