Uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi akuzohet për mashtrim.
Sipas policisë së Tiranës, 36-vjeçari Glarurtin Kaçi, ka mashtruar një person, duke iu prezantuar si gazetar I emisionit Piranja.
Kaçi I ka marrë 8 mijë euro, personit në fjalë për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar: në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi shtetasi L. B. kallëzoi se ky shtetas, duke iu prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
