Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit vë në gatishmëri të gjitha strukturat: 5 ditë reshje me shtrëngata, qëndroni pranë njerëzve

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit njofton se në kuadër të përmbushjes së misionit të shërbimit te MZSH-se, strukturat e shërbimit krahas objektivave parësore qe kanë si fokus parandalimin, apo minimizimin e pasojave nga zjarret, kanë detyrimin për angazhimin edhe në lehtësimin e dëmeve nga fatkeqësi natyrore.

Shërbimi sinoptik për 5 ditët në vijim ka parashikuar mot me vranësira dhe shtrëngata shiu, që në disa nga zonat e bashkive mund të krijojnë problematike për banoret dhe objektet në pronësi tyre.

Me porosi te Drejtorit të Përgjithshëm të MZSH-së, Arben Cara, është kërkuar angazhim maksimal për strukturat e MZSH-së në nivel vendor dhe vëmendje e shtuar për tu gjendur pranë komunitetit ne rast nevoje, si dhe për marrjen e masave dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe fatkeqësi të tjera në territorin e bashkisë, gjatë ditëve në vijim, ku janë parashikuar reshje shiu me intensitet, për shkak të njoftimit nga Instituti i Gjeoshkencës (Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore).

Angazhimi i zjarrfikësve në raste të motit të keq është jetik për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e njerëzve dhe pronës ne raste si stuhitë, përmbytjet, erërat e forta, apo reshjet e dendura. Strukturat operacionale të MZSH-së duhet të angazhohen kryesisht në detyra që përfshijnë:

– Shpëtimi i njerëzve dhe kafshëve;

– Në përmbytje apo rrëzime ndërtesash, zjarrfikësit shpesh përfshihen në evakuimin e banorëve të bllokuar;

– Pastrimin e rrugëve dhe heqjen e pengesave, për shkak të erërave të forta apo rrëzimit të pemëve dhe objekteve të tjera, si dhe në largimin e këtyre pengesave për të siguruar qarkullimin dhe për të shmangur aksidentet;

– Ndihma në rastet e aksidenteve, pasi siç edhe dihet moti i keq shpesh shkakton aksidente rrugore, dhe zjarrfikësit duhet të ofrojnë ndihmë në nxjerrjen e personave të bllokuar në makina dhe ofrimin e ndihmës së parë;

– Në raste të përmbytjeve, punonjësit e MZSH -se mund të ndihmojnë në vendosjen e barrierave të përkohshme për të parandaluar përhapjen e përmbytjeve dhe për të mbrojtur zonat e rrezikuara.

Angazhimi i shërbimit zjarrfikës është thelbësor për të ruajtur sigurinë në kushte të vështira atmosferike dhe për të minimizuar dëmet që mund të shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore. Në rast të situatave që mund të ndodhin në vijim të raportohet menjëherë në DPMZSH.

Në rast nevoje për ndihmë telefononi: 128, 112 dhe 129.


Shtuar 17.11.2025 17:08