Thyhet akulli, 45 makina përfundojnë nën ujë (FOTO LAJM)

Afro 45 makina janë zhytur në ujë pas thyrerjes së akullit ku ato ishin parkuar. Ngjarja ka ndodhur në gjirin e Voyevoda të Rusisë, ndërsa nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Fotot e shpërndara nga mediat ndërkombëtare tregojnë pamje vërtetë të frikshme të makinave, një pjesë e të cilave janë plotësisht të fundosura, ndërsa të tjerat gjysmë. Kjo ngjarje ka frikësuar edhe dëshmitarët, edhe shoferët e makinave.

Një prej të pranishmëve u shpreh se gjithçka ndodhi shumë shpejt si efekt domino. “Të gjithë hipën mbi akull dhe parkuan pranë njëri-tjetrit. Ishte si efekt domino. Ishte e frikshme”, u shpreh një dëshmitar.


Shtuar 6.01.2020 10:14