Mësoi çmimin e yllit të Ajax, Arteta e do që në janar

Ardhja e Mikel Artetas në krye të Arsenalit ka ndryshuar planet e skuadrës për merkaton.

Ish-ndihmësi i Pep Guardiolës po i shqyrton mundësinë për të transferuar në “Emirates” yllin e Ajaxit, Hakim Ziyech.

Skuadra holandeze i ka vendosur çmimin 50 milionë euro dhe lojtari mund të transferohet që në janar.

Arteta kërkon që ta bëjë atë protagonist në pjesën e mbetur të sezonit, për ta kapërcyer nga kriza Arsenalin.

Ziyechi e ka filluar shkëlqyeshëm sezonin e ri, duke shënuar 8 gola dhe 21 asistime në 28 ndeshje këtë sezon.

Sipas shtypit britanik Mikel Arteta, do të donte ta bënte atë përforcimin e tij kryesor sulmues në Arsenal.


Shtuar 6.01.2020 10:21