Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Këtë të enjte, ish- drejtori i Përgjithshëm Burgjeve Agim Ismaili, u paraqit në ambientet e SPAK. Prokuroria e Posaçme, ka marrë zyrtarisht nën hetim ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismailin për tentativën e hakerimit të SPAK.

SPAK mori informacion në datën 12 mars 2025, se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

Sipas tyre, falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbeti i pacënuar.


Shtuar 13.11.2025 11:46