Atentati në Rinas, gazetari: Informacioni për vendndodhjen e Gilmando Danit, erdhi nga Barcelona

Gazetari i kronikës Igli Çelmeta, gjatë një interviste televizive, ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Gilmando Dabit, i cili u qëllua me breshëri ditën e sotme në Rinas, ndërsa mbeti i plagosur punonjësi i AMP-së Muçi Shaljani.

Çelmeta ka deklarua sr informacioni për vendndodhjen e Gilmando Danit ka ardhur nga Barcelona.

Sipas tij ka pasur njërëz në aeroport që kanë vëzhguar vëzhguar lëvizjet e Gilmando Danit.

“Ka pasur persona brenda në aeroport që kanë vëzhguar lëvizjet e Gilmando Danit. Por, informacioni i parë ka ardhur nga Barcelona. Dyshohet që Gilmando Dani, një personazh shumë i njohur i botës së krimit, është ndjekur edhe në Barcelonë nga persona të tjerë, të cilët kanë informuar më pas në Shqipëri”, tha Çelmeta.


Shtuar 11.11.2025 21:12