Vritet në atentatin në Rinas, Gilmando Dani (FOTO)

Mesditën e sotme, ka pasur të shtëna me armë zjarri pranë aeroportit të Rinas. Policia dyshon se ngjarja është një atentat kriminal.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, janë zbardhur detaje të reja. Sipas informacioneve, dyshohet se është ekzekutuar shtetasi Gilmando Dani.

Pritet një njoftim zyrtar nga policia, për konfirmimin e identitetit të viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se dy automjete kanë qëlluar drejt një automjeti tipit “Benz”.

Mjetet pas atentatit janë larguar në drejt Fushë-Krujës. Ngjarja mësohet se s’ka lidhje me Policinë Kufitare, apo me sigurinë në aeroport të Rinasin.

 


Shtuar 11.11.2025 15:03