Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Plasë të Maliqit, ku është gjetur pa shenja jete një 45-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese që nuk ishte e tij.
Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë brenda territorit të banesës duke kaluar nga muri, por bluza i ka ngecur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen aksidentale.
Burime nga vendngjarja, bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë së Maliqit, kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.
