Këtë të hënë, ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2026”.
Gjatë seancës, ministri paraqiti parashikimet kryesore fiskale dhe prioritetet që parashikon qeveria për vitin e ardhshëm, ndërsa theksoi rëndësinë e një buxheti të balancuar që mbështet zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin financiar.
Mbledhja u zhvillua në mungesë të përfaqësuesve të opozitës, pasi deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan punimet e komisionit.
Sipas vendimit të grupit parlamentar të PD-së, asnjë deputet demokrat nuk do të marrë pjesë në komisione parlamentare, derisa të merret një vendim zyrtar në mbledhjen e ardhshme të grupit, qe do te zhvillohet sot.
Kjo situatë vjen në një moment kur pritet të nisë diskutimi në detaje i projektbuxhetit 2026 në komisionet e tjera parlamentare, përpara se dokumenti t’i kalojë për miratim seancës plenare.
Ndërkohë, opozita akuzon mazhorancën se nuk po i jepet mundesia te flasë në Kuvend. Dy dite me pare, Sali Berisha paralajmëroi ngritjen e nje platforme parlamentare perpara Kryeministrise.
