Ekzekutime mafioze dhe trafiqe, kush janë të shënjestruarit e OFL-së

Eshtë zgjedhur pikërisht një agjente grua, me syze dhe joshëse të publikojë emrat personave të rrezikshëm të cilët pritet të nënshtrohen operacionit Forca e Ligjit.

Emrat e parë që OFL u kërkoi deklarimin pasuror ishin pikërisht Lulzim Berisha, i cili njihet ndryshe dhe si kreu i Bandës së Durrësit, dhe që dyshohet për një seri krimesh që kanë ndodhur në qytetin bregdetar.

Emri i dytë është Ardian Çapja, i dyshuar për disa vrasje të ndodhura në qytet.

Listës iu shtua Ardian Doçaj, në ditën e dytë në terren, ku Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi një serë pasurish.

Një emër është Dashamir Gjoka, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

48 orë kohë u dha dhe për Suel Çelën i akuzuar si njëri nga protagonistët e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit.

Në po të njëjtën ditë, “ultimatumi” u dha dhe për Plarent Dervishajn, i njohur ndryshe si kunati i kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha dhe thirret gjerësisht si “Lenti”. Emri i Dervishit u përmend dhe më herët në rastin e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

OFL ka futur në “rrethin e kuq” edhe dy persona të tjerë, të dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Saimir Taullau, biznesmen nga Lushnja, iu bë atentat në nëntor të vitit 2018 në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij. 47-vjeçari është vëllai i Baki Taullaut të cilët njihen si rivale e fortë e Aldo Bares.

OFL i ka dërguar po të njëjtin formular për deklarimin e pasurisë Gjergj Cukalit. Cukali njihet ndryshe si “i forti” i Myslym Shyrit dhe është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit.

Po në të njëjtën ditë me Cukalin, letra i është dërguar dhe Emiljano Shullazit. Shullazi aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për disa vepra penale.

Listës i është shtuar dhe emri i Dritan Dajtit i dënuar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” si dhe Xhevdet Troplinit i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Orges Jahelezi, i njohur ndryshe si Artan Elezi, me pseudonimin “Nita”, nga Tirana, është i arrestuar si pjesë e të dyshuarve, pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has, i është shtuar listës së zezë ditët e fundit.

Një tjetër emër është ai i Emilja Shegës, i cili është arrestuar rreth 10 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund, si dhe ai i Klaus Metushit, apo Klodjan Çopja, i dënuar në Angli në vitin 2017 me 17 vite burg, pasi ishte cilësuar si kreu i një rrjeti të shpërndarjes së drogës.

Kërkesa i është dërguar dhe dy personazheve të njohura në Berat, njeri i denuar për prostitucion dhe tjetri per trafik narkotikësh në Itali. Bëhet fjalë për shtetasit Gazmend Mahmutaj, dhe Edison Çobo.

Ndërkohë ky operacion do të vijëjojë duke sjellë më pas deklarimin e pasurisë të emrave më të lakuar të policisë shqiptare./albeu.com/


Shtuar 19.02.2020 09:43