Shkodër/ AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër, ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia. Bllokimi u bë në doganën e Hanit të Hotit, teksa kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi.

Shkak është bërë prania në sasinë e misrit të aplatoxinë B1, e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë.

Kjo normë sipas burimeve për vendet e BE, është e lejueshme por në Shqipëri jo për shkak se ka norma të tjera.

Në këtë mënyrë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, ka bërë bllokimin e sasisë prej 25 ton të misrit që po vinte nga Serbia.

Destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit, ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho.

Aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit, sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër, për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.


Shtuar 8.11.2025 12:09