Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje publike për një tubim paqësor që do të zhvillohet nesër në mëngjes, në orën 09:30, përpara Parlamentit të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë, duke kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore, i cili pritet të kalojë për votim në Kuvend.
“Familja na thërret”, shkruan Berisha në postimin në Facebook.
