Shkencëtari i Harvardit kërkon ndihmën e Kim Kardashianit në kërkimet për gjurmimin e alienëve

Bota e reality-show dhe ajo e astrofizikës rrallëherë takohen, por këtë herë pikërisht kjo ka ndodhur, kur një shkencëtar i njohur i Harvardit kërkoi ndihmë nga Kim Kardashian, shkruan Unilad.

Gjithçka nisi pasi ylli i famshëm u bë virale me deklaratën se “nuk beson se njeriu ka zbritur në Hënë”, çka shkaktoi një zinxhir të jashtëzakonshëm reagimesh që përfshinë edhe vet NASA-n.
Në sezonin më të ri të reality-shout “The Kardashians”, 45-vjeçarja zbuloi se beson në teorinë e konspiracionit që astronautët amerikanë Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin kurrë nuk kanë ecur në sipërfaqen e Hënës gjatë misionit Apollo 11 në vitin 1969 — duke iu referuar si “provë” disa informacioneve të qarkulluara në TikTok.

Deklarata e saj mori shumë vëmendje, derisa reagimi erdhi edhe nga vetë NASA. Sean Duffy, ushtrues detyre i administratorit të agjencisë, iu drejtua Kim Kardashian-it në Twitter.
“Po, Kim Kardashian, ne kemi qenë në Hënë… plot gjashtë herë! Dhe akoma më mirë: NASAArtemis po kthehet sërish nën udhëheqjen e POTUS”, shkroi Duffy. “E fituam garën e kaluar hapësinore dhe do ta fitojmë edhe këtë”.

Kardashian iu përgjigj me një pyetje të çuditshme: “Prisni… çfarë është kjo histori me 3I Atlas?!?!!!!!!!?????”

Duffy i dha sqarimin: “Pyetje e shkëlqyer! Vëzhgimet e @NASA tregojnë se ky është kometi i tretë ndër-yjor që kalon nëpër sistemin tonë diellor. Nuk ka alienë. Nuk ka asnjë kërcënim për jetën në Tokë. 3 = i treti, I = ndër-yjor (që vjen nga jashtë sistemit tonë diellor), ndërsa ATLAS = i zbuluar nga ekipi ynë ‘Asteroid Terrestrial-Impact Last Alert System’”.

Ai shtoi edhe një ftesë: “Na pëlqen entuziazmi juaj për misionin Artemis drejt Hënës. Ju jeni zyrtarisht e ftuar në nisjen e raketës në Qendrën Hapësinore Kennedy!”.
Ky dialog publik tërhoqi vëmendjen e astrofizikanit të Harvardit, Avi Loeb, i cili më herët kishte spekuluar se kometi ndër-yjor 3I/ATLAS “mund të jetë një sondë jashtëtokësore e dërguar për të vrojtuar Tokën”. Tani Loeb i ka kërkuar Kardashian-it ta ndihmojë në kërkimet e tij dhe ta përdorë ndikimin e saj për të bindur NASA-n të publikojë imazhet me rezolucionin më të lartë të objektit, të realizuara më 2 dhe 3 tetor nga kamera HiRISE në Mars Reconnaissance Orbiter.

Në një artikull të publikuar në Medium, Loeb shprehu frustrimin e tij: “Kam kërkuar qasje në të dhënat nga profesori Alfred McEwen, drejtuesi i ekipit të kamerës HiRISE në Universitetin e Arizonës, por nuk kam marrë përgjigje për emailin tim”.

Ai shtoi se vonesat po dëmtojnë kërkimin: “Shpërndarja e informacionit shkencor nuk duhet të varet nga situata si mbyllja e qeverisë. Të dhënat e vlefshme me rezolucion hapësinor prej 30 kilometrash për piksel janë kohësisht të ndjeshme, sepse do të ndihmonin në orientimin e vëzhgimeve të ardhshme të 3I/ATLAS para se objekti të largohet përfundimisht nga sistemi ynë diellor”.


Shtuar 5.11.2025 19:47