Fituesi i ‘BBVA’, Luiz Ejlli ka ndezur kureshtjen e ndjekësve me një postim enigmatik, që duket më shumë si trailer i një filmi sesa një story e zakonshme në Instagram. Në imazhin e publikuar, ai shkruan:
“Në Shkurt 2026! Lajmet do të bëhen film, dhe filmi do të bëhet lajm.”
Ky njoftim i ka bërë fansat të mendojnë se më në fund po konkretizohet projekti për të cilin ai dhe Kiara Tito kanë folur muaj më parë. Prej disa kohësh, çifti më i komentuar i showbizit shqiptar është përfolur për një film romantik, ku të dy do të jenë protagonistët kryesorë.
Në një intervistë të dhënë në maj, Kiara kishte zbuluar për herë të parë planet për këtë projekt:
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë. Është hera e parë që e them publikisht. Luizi e ka përmendur ndonjëherë në Story, por tani po flasim për diçka konkrete. Është një projekt që e kemi shumë për zemër dhe mezi presim ta realizojmë.”
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se xhirimet pritet të nisin së shpejti, ndërsa projekti po përgatitet me kujdes për të sjellë një histori që përzien realitetin me artin, pikërisht ashtu si Luizi e paralajmëroi në mesazhin e tij.
Edhe pse titulli dhe ekipi realizues nuk janë bërë ende publikë, një gjë është e sigurt: Luizi dhe Kiara po përgatisin diçka që do të bëhet po aq lajm, sa edhe film.

