Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke zbuluar se fitimet e saj pas daljes nga shtëpia kanë qenë shumë më të mëdha se vetë çmimi i madh i reality show-t.
Në një reagim ndaj një ndjekësi që i përmendi ish-rivalen Françeska Murati dhe faktin që ajo nuk arriti në finale, Sara dha një përgjigje të prerë:

“Për çfarë më duhej finalja mua? Unë e nxora 2-3 herë çmimin e madh vetëm me kontrata Instagrami,” shkroi ajo në një koment.
Deklarata e saj nënkupton se reklamat dhe bashkëpunimet që ka siguruar pas daljes nga programi i kanë sjellë të ardhura shumëfish më të larta se 100 mijë eurot e çmimit të madh.
Gjordeni shtoi gjithashtu se arritjet e saj më të mëdha nuk janë vetëm materiale, por edhe personale. “U martova me një nga djemtë më të mirë e më të suksesshëm shqiptar, kam një vajzë si drita të bukur, të shëndetshme dhe të zgjuar,” shkroi ajo.
Pas “Big Brother VIP”, Sara është kthyer në një nga figurat më të ndjekura në rrjete sociale, me bashkëpunime të shumta.
Me këtë deklaratë, Sara duket se i ka dhënë fund çdo debati për mungesën e saj në finale, duke treguar se suksesi i saj nuk matet me trofe, por me jetën që ka ndërtuar pas spektaklit.
