Kuvendi miraton ngritjen e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Këtë të hënë, Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisioneve të Posaçme parlamentare, sa i përket Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.

Miratimi u bë pas dakordësise mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Sa i përket përbërjes së komisioneve, do të ketë secila nga 16 anëtare.

Në komisionin e “Zgjedhores” 7 anëtarë do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë të cilat në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar të paktën dy mandate, përkatësisht Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia.

Ndërsa në komisionin e Territoriales PS do të ketë 8 deputetë, PD 6, ndërsa 1 përfaqësues do të jetë i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë.