Babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si person të zhdukur të djalit të tij.

Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022.

Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

 

 

Kërkesa në gjykatë:

Shtetasi Mustafa Martinaj, kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen tëzhdukurtë shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.

KËRKUES Mustafa Martinaj


Shtuar 22.10.2025 15:30