Në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Rozana Radi është një nga bashkëdrejtueset përkrah Kiara Titos dhe moderatoreve të tjera, tema e mbrëmjes ishte një ndër më të diskutuarat: çfarë do të bënit nëse burri juaj do t’ju tradhtonte?
Pa asnjë hezitim, Rozana u shpreh prerazi: “Do t’i linim të gjithë”.
Moderatorja theksoi se askush nuk mund ta dijë çfarë ndodh pas shpine: “Ne s’e dimë kurrë çfarë na kanë bërë pas krahëve”.
Në panel ishte e pranishme edhe Kiara Tito, e cila u pyet nëse do ta falte tradhtinë. Ajo u tregua e matur në përgjigje, duke thënë: “Nuk e di si do të reagoja, sepse nuk e kam provuar ndjesinë. Në lidhje dhe në martesë jam shumë më strikte sesa në raportet shoqërore”.
“Si bricjap që jam, e kam si në skaletë marrëdhënien me burrin, dua të më respektosh dhe të të respektoj”.
Kjo për mua është mungesë e madhe respekti. Nuk më ka ndodhur, ndaj s’mund të jap një përgjigje të prerë nëse do ta toleroja
Në këtë moment, Rozana iu drejtua me një pyetje të drejtpërdrejtë: “Po nëse do ta falje, cila do të ishte arsyeja?”.
Ndërsa disa prej të pranishmeve menduan se arsyeja mund të ishte dashuria ose fëmijët, Rozana mbajti një qëndrim të fortë: “Nuk ka dashuri aty ku ka tradhti. Nëse një tradhti ndodh një herë, do të ndodhë sërish. Dhe në atë shtëpi nuk ke më një partner, por thjesht një udhëtar”.