Ngjarja tragjike nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar

Mesditën e sotme, një ngjarje tragjike ndodhi në Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën një 40-vjeçares Merjeme Azisllari.

Burime bëjnë me dije se ata ndërruan jetë teksa u transportuan drejt Spitalit të Korçës.

Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe djali i vogël i familjes, i cili është vetëm 6-vjeç.

Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim nga autoritetet lokale, ndërsa është bërë e mundur shuarja totale e flakëve.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje për hetimin e rrethanave dhe për ndihmën e parë.

Njoftimi i Policisë:

Maliq / Informacion shtesë-Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 19.10.2025 14:48