Gresë Gashi, e njohur për pjesëmarrjen në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë duke rikujtuar një vit nga xhirimi i klipit të saj për programin.
Ajo përshkroi përvojën si “një ndjenjë të jashtëzakonshme”, duke treguar emocionet e forta që përjetoi gjatë atyre momenteve.
Në një postim në InstaStory, Gresë shkroi: “Sonte bëhen një vit kur kam xhiruar klipin për Big Brother. Ndjenjë e jashtëzakonshme e papërshkruar, zemra më dilte nga vendi”.
Ajo shtoi gjithashtu një mesazh për pjesëmarrësit e rinj: “Suksese të gjithëve që tani do të fillojnë me xhirime. Shijojeni në maksimum çdo minutë”.
Mesazhi i saj reflekton përvojën personale dhe këshillat e fituara gjatë kohës së kaluar brenda shtëpisë më të famshme televizive në Kosovë.
Gresa u dallua gjatë qëndrimit në Big Brother VIP për karakterin e fortë, sinqeritetin dhe mënyrën e menaxhimit të lojës, duke lënë një përshtypje të thellë tek publiku.