Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në kryeqytet. Një person rreth 64 vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i pestë, por ka mbetur i varur në katin e dytë.
Raportohet se ai ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur në një pjesë metalike.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka marrë menjëherë për ta transportuar në spital, pasi ishte me shenja jete.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 06.07.2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka”, është hedhur nga lartësia shtetasi Z. B., rreth 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.