Sylvinho: Më dhemb koka nga këta lojtarë që kam. Jam i kënaqur me debutimet si Dajsinani, Gripshi dhe Cake

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli për Supersport pas ndeshjes miqësore të fituar 4-2 me përmbysje kundër Jordanisë.

Ai u shpreh i lumtur për lojtarët dhe ekipin. “Kemi parë gjëra interesante për skuadrën. Jam i lumtur edhe për rezultatin, edhe për mënyrën se si është prezantuar skuadra. Jam shumë i kënaqur edhe me debutimet si Dajsinani, Gripshi dhe Cake”.

Dilema për zgjedhjet e lojtarëve? Kjo është një dhimbje e mirë koke për trajnerin. Çdo fundjavë vëzhdojmë nga 10 lojtarë, të cilët mund t’i marrim në Kombëtare. Hoxha po luan mirë me skuadrën e tij. Para 10 ditësh pati një lëndim të vogël.

E telefonuam për ta pyetur dhe nuk ishte problematike. Sot bëri një paraqitje shumë të mirë. Ai po rritet shumë si lojtar në muajt e fundit.

Doja ta përmendja. Një ndeshje është një mundësi që një lojtar të duket. Mihaj ka bërë një rrugëtim prej dy vitesh për ne.

Lojtar i sigurtë dhe inteligjent. Ishte në Europian me ne. Ka shumë lojtarë të pozicionuar në qendrën e mbrojtjes, të cilët mund t’i zgjedhim.

Mehmeti? Duhet të jem shumë i kujdesshëm kur flas për një lojtar që nuk është me ne. Ne kemi 25 lojtarë. Ne shohim kundërshtarët dhe në bazë të karakteristikave të tyre zgjedhim lojtarët.

E kam ndjekur Mehmetin. Kam marrë një avion dhe kam shkuar për ta vizituar në Angli. Ai është një lojtar që luan në të majtë. Vetëm në të majtë, jo në të djathtë. Por aty kemi një mbingarkesë.


Shtuar 14.10.2025 22:45