Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim ish-drejtorin e Burgut të Fushë-Krujës, duke i caktuar masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimit për të dalë jashtë shtetit.
Gazetari i “Ora News”, Edison Vatnikaj, ka siguruar dëshminë e Qazim Hoxhës ku tregon se kartën elektronike e ka përdorur për makinën e tij, pasi me atë mjet ai thotë se ka lëvizur për punë të institucionit.
Është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit shtetasi Qazim Hoxha, i cili ka deklaruar se përgjatë këtyre viteve si drejtori i IEVP Fushë-Krujë, detyrat e tij jashtë IEVP i ka kryer me mjetin e tij privat tip “Benz” me targë AA4..TZ dhe këtë automjet e ka furnizuar me karburantin e mjetit furgon tip “Renault” me targë TR2486J.
Ai deklaron se kartën elektronike të mjetit me targë TR 2486 J e ka marrë në makinë, pasi karta qëndron në mjet ndërsa karburantin e ka përdorur për nevoja pune duke e hedhur në mjetet e tij personale dhe nuk ka se nuk ka një autorizim as nga ai vetë, as nga eprorët e tij që për nevoja të përmbushjes së detyrave funksionale për furnizimin e mjetin me kartën e automjetit me targë TR2486J.
Ai shprehet se nuk e ka menduar që kjo do t’i sillte një pasojë, pasi ka qenë vetë drejtor dhe ka pas mundësinë të bëjë një autorizim.
Nga ana e prokurorisë atij iu kërkua deklarim nëse gjatë periudhës që ka qenë Drejtori i IEVP Fushë-Krujë, a ka pasur automjet me të cilin lëvizte për të përmbushur detyrat e tij funksionale jashtë institucionit.
Në përgjigje ai ka deklaruar se përveç një auto-burgu, i cili ka qenë në dispozicion vetëm për lëvizjen e të burgosurve, ka qenë edhe një mjet tjetër furgon i tipit “Renault”, me targë TR2486J, i cili ka qenë shumë i vjetër dhe shumë i amortizuar me të cilin kanë kryer të gjithë nevojat dhe shërbimet e institucionit nga furnizimi me materiale logjistike, transport personeli nëpër institucione të tjera të shtetit dhe ku ka pas nevojë institucioni.
Ai më tej deklaron edhe se karburanti i planëzuar për nevojat e institucionit është kursyer në masën prej 2,500 litra për vitin 2023, gjë të cilën nuk tregon se i është shkaktuar dëm shtetit.
Gazetari Edison Vatnikaj, ka zbardhur edhe dëshminë e personit tjetër nën hetim, Xhevahir, i cili ka deklaruar se është me detyrë shofer i automjetit “Renault” me targë TR2486J në IEVP Fushë-Krujë dhe urdhrat për të lëvizur i ka marrë nga Përgjegjësi i Logjistikës dhe Drejtori i Institucionit.
Më tej shton se për të kryer lëvizjen në destinacionin përkatës automjeti pajiset me autorizimin e lëvizjes për në destinacion se ku do të shkojë, autorizim të cilin e firmos Shefi i Logjistikës dhe Drejtori.
STOP MONOPATINAVE ELEKTRIKE! Kërcënim për sigurinë publike, Koçiu e Proda: Nga e hëna do hiqen nga qarkullimi
Ai deklaron se kartën e karburantit e ka ai në përgjegjësi, por shprehet se së bashku me çelësat i lë në automjet si brenda orarit zyrtar dhe jashtë orarit.
Për automjetin tip “Renault” shprehet se është një automjet pothuajse jashtë funksionit dhe shpesh herë ka qenë i dëmtuar dhe për këtë arsye është përdorur për punë automjeti i Drejtorit.
Ai deklaron se automjeti në fjalë është pothuajse jashtë funksionit dhe shpesh herë ka qenë i dëmtuar dhe për këtë arsye është përdorur automjeti i drejtorit.
Personi nën hetim deklaron se disa lëvizje me ketë automjet në shtator rreth datës 18 i ka kryer për të testuar automjetit me targë TR2486J, pasi kishte pasur probleme dhe ishte kryer riparimi i tij.
Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e “Vjedhjes” duke shpërdoruar detyrën, ku tashmë të dy personat janë pezulluar nga detyra.