Këtë të premte, me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar se Tirana nga data 13 dhe 14 tetor, do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6.
Rama shprehet se kjo është një ngjarje historike, e cila bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorët nga e gjithë bota.
Në fund të postimit, Rama shkroi se ky është një hap i rëndësishëm, për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon.
Postimi i kryeministrit Rama:
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.