Pse je më i mirë se Manastirliu? Binaj: Ajo ja ka dedikur jetën e saj Edi Ramës

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj duke shpjeguar arsyet se përse është më i mirë se kundërshtarja e tij socialiste Ogerta Manastirliu theksoi se ajo ia ka dedikuar gjithë jetën e saj kreut të PS, Edi Ramës. Duke folur në emisionin “Top Story”, Binaj theksoi se si kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita është i gatshëm të bëjmë një debat qytetar me Manastirliun.

Pjesë nga biseda në studio:

Grida Duma: Pse je më i mirë se Ogerta Manastirliu?

Binaj: Nuk mjaftuan ato që thashë deri më tani… Besoj se të gjithë ne në fund të ditës nuk jemi ajo çfarë themi por ajo që bëjmë, gjithsekush që na sheh dhe që do votojë, do dijë ta ndajë në peshore. Zonja Manastriliu ia ka dedikuar gjithë jetën e saj kreut të PS, Edi Rama. Unë si kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita, jam i gatshëm të bëjmë një debat qytetar me zonjën Manastirliun.


Shtuar 9.10.2025 23:06