Prezantohet kandidatja e PS-së për kryetare të Bashkisë Vlorë/ Brunilda Mersini: Një nga vendimet më të vështira

Asambleja e Partisë Socialiste është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku është prezantuar zyrtarisht Brunilda Mersini si kandidate për kryetare të Bashkisë Vlorë. Mbledhja u drejtua nga drejtuesi politik i qarkut, Blendi Çuçi, në prani të deputetëve dhe strukturave lokale të PS-së.

Mersini do të jetë e para grua pretendente për të drejtuar Bashkinë Vlorë, ku edhe vetë ajo e cilësoi si një privilegj të veçantë faktin që është gruaja e parë që përfaqëson Partinë Socialiste në garën për drejtimin e Bashkisë Vlorë.

Ajo theksoi se synimi i saj është të punojë me përkushtim për një qytet më të zhvilluar dhe më bashkëkohor, duke vënë theksin tek bashkëpunimi me qytetarët dhe transparenca në çdo vendimmarrje.

Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama.


Shtuar 8.10.2025 21:24