Cristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord. Këtë herë sulmuesi portugez ka marrë faqet e para të gazetave për pasurinë e grumbulluar gjatë këtyre viteve.
Pak orë më parë ai është “certifikuar” nga “Bloomberg” si futbollisti i parë në historinë e këtij sporti, i cili numëron në llogarinë e vet mbi një miliardë euro.
Sipas kompanisë amerikane financiare Cristiano Ronaldo është lojtari më i pasur me një pasuri prej rreth 1.2 miliard eurosh.