Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Dita e sotme, është afati i fundit për kandidimin për kreun e SPAK. Sipas burimeve, për këtë post do të garojnë 4 kandidatë.

Ata janë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Adnand Xholi.

Platformat e kandidatëve dorëzohen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe më pas Komisioni për Zhvillimin e Karrierës verfikon nëse plotësohen kushtet nga kandidaturat.

Më pas, lista paraqitet në mbledhjen penare. Votimi për kreun e SPAK është i hapur.

Nëse ndodh që ka kandidatë me numër të njëjtë votash, bëhet një raund i dytë votimi, vetëm për këta kandidatë.

Mandati i kreut aktual të SPAK-ut, Altin Dumani përfundon në dhjetor të 2025.