E rëndë në Klos/ Ndërron jetë minatori, punëtorët e tjerë e gjetën pa ndjenja

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Cerujë në Klos, në vendin e quajtur “Maja e Drenit”, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në një subjekt minerar.

Viktima është shtetasi H. D., 61-vjeç, banues në Klos, i cili më datë 3 tetor 2025, rreth orës 11:30, ndodhej në galerinë nr. 5 të subjektit minerar ku punonte, kur është gjetur pa ndjenja nga kolegët. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ai ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime trupore që mund të lidhen me ndonjë aksident në vendin e punës, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes është arrest kardiak.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.


Shtuar 5.10.2025 12:03