FOTO/ Alaudin Hamiti zbulon pak nga shtëpia e re e Big Brother VIP Kosova

Moderatori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka ngjallur kureshtjen e publikut duke zbuluar një kënd nga shtëpia e re ku do të zhvillohet spektakli.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ndarë një fragment nga ambienti i brendshëm, duke dhënë një shije të parë për atmosferën dhe stilin që do ta karakterizojë edicionin e këtij viti.

Ky detaj i vogël, megjithatë, ka mjaftuar që fansat e programit të nisin diskutimet për konkurrentët.

Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova pritet të sjellë risi jo vetëm me përzgjedhjen e banorëve, por edhe me konceptin e shtëpisë, e cila është një nga elementët më të komentuar të spektaklit.

Ky edicion thuhet se do të fillojë më 31 tetor.


Shtuar 2.10.2025 20:22

Tags: ,