Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e Donald Trump. Trump pak më herët deklaroi se ka planifikuar “diçka të veçantë” për Lindjen e Mesme, para takimit të tij me Netanyahu.
“Kemi një mundësi reale për MADHËSHTI NË LINDJEN E MESME! Të gjithë janë në bord për diçka të veçantë, hera e parë ndonjëherë. Do ta realizojmë!!!”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social.
Në një postim tjetër të bërë të shtunën, Trump foli për diskutime shumë frymëzuese dhe produktive me komunitetin e Lindjes së Mesme në lidhje me Gazën.
Ai theksoi se pas katër ditësh negociatash “intensive”, si Hamasi ashtu edhe Izraeli janë informuar në të gjitha nivelet, duke shtuar se ekziston më shumë vullnet i mirë dhe entuziazëm për të arritur një marrëveshje si kurrë më parë.