“Kam mbi 6 vite pa dalë më një mashkull”, ish-konkurrentja e Për’Puthen, Shqipe Hysenaj habit me përgjigjen

Shqipe Hysenaj, ish-konkurentja e Për’Puthen, ka habitur me përgjigjen e saj, pas një diskutimi për marrëdhëniet dashurore. E pyetur për “princin e kaltër” gjatë emisionit “Live From Tirana”, ajo është shprehur se edhe pse ka shumë kërkesa për tu martuar, është ende pa një partner në krahë.

”Unë njohjet i kam shumë siklet. Kam kohë pa dalë me dikë… mund të kem mbi 6 vite pa dalë me dikë. Kam shumë siklet. Pa e takuar fare…”, u shpreh ajo.

Zelensky propozon krijimin e një ‘mburoje ajrore’ të përbashkët me aleatët

Edhe pse habiti me përgjigjen e saj, ajo tregon se për të nuk është problem qëndrimi kaq i gjatë, duke treguar se nuk është e etur për dashuri.

“6 vite për mua nuk janë asgjë. Për mua, mund të rrijë kushdo shumë mirë, edhe pa puthje, pa përqafime, deri sa të gjejë një person që i lëviz diçka në shpirt, në zemër, në mendje. Njeriu mund të rrijë edhe shumë më tepër, madje gjithë jetën e vet. Ne nuk jemi kafshë. Logjika ime është shumë e prerë. Nuk jam shumë e etur për të takuar dikë. Po erdhi, mirë, po nuk erdhi… Unë dua pak punë në fillim. Dua një mendje të shëndoshë nga dikush”, deklaroi ajo.


Shtuar 29.09.2025 17:51