Këtë të enjte, kreu demokrat Sali Berisha, deklaroi se nuk ka hajdute më të madhe se zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe shtoi gjithashtu se ajo është shkelëse e madhe e ligjit dhe rregullave.
I pyetur nga gazetarët për firmosjen e shkarkimit nga Këshilli i Ministrave të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe caktimin e Belinda Ballukut si drejtuese e fushatës së Tiranës, ai shpjegoi se historia e shtetit shqiptar, përfshi edhe vitet e perandorisë, nuk ka pasur kurrë një hajdute si ajo, duke shtuar se nuk donte ta “prishte gojën me të” pasi ishte dhe grua.
“Të komentosh për Lubinë, t’ia heqim atë Balluku, ta quajmë tuneli. Lubi Tuneli. Të flasësh për Lubi tunelin. Fakti që u detyrua të votohej pa debat duke provokuar një nga shkaqet e zhveshjes së tij ishte Lubi Tuneli. Lubi tuneli, e garantoj lubi tunelin se fatin e Erionit do të ketë. Ngrehina e tyre po rrokulliset dhe do rrokulliset. Ajo përbën një njeri që nuk njeh asnjë standard, ligj apo rregull.E garantoj Lubinë se atë gjyq që i bënë Erionit këshilltarët, atë gjyq nesër do ia bëjnë Lubisë punonjësit e vetë, nuk ka, nuk ka…”, tha Berisha.
Dhe më poshtë vijoi duke bërë një historik: “Ajo përfaqëson natyrisht, e kam pak vështirë se është edhe grua dhe nuk dua të flas gjëra që s’më shkojnë mua, por e them se hajdute si ajo Shqipëria nuk ka pasur. Edhe nëse fut vitet e perandorisë dhe shtetit, nuk gjen hajdute si ajo”.
Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të Tiranës dhe kandidaten Ogerta Manastrirliu, ai la të kuptohej se ajo me zv/kryeministren Balluku “urreheshin për vdekje”.
“Ato e urrejnë për jetë a vdekje njëra-tjetrën, e dini ju…”, komentoi Berisha.