SUPER-TAJFUNI KËRCËNON FILIPINET! Mbyllen shkolla e institucione, priten dallgë mbi tre metra

Mijëra njerëz janë evakuuar nga fshatrat veriore të Filipineve, teksa vendi përgatitet për një nga tufanet më të fortë të këtij viti.

Autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe rrëshqitje dheu, ndërsa BBC e ka cilësuar stuhinë si “tepër katastrofike”.

Super tufani Ragasa, me erëra deri në 230 km/h, pritet të godasë ishujt veriorë të hënën, përpara se të drejtohet në perëndim drejt Kinës jugore. Sipas byrosë së motit në Filipine, ai paraqet një “rrezik të lartë stuhish kërcënuese për jetën”, me dallgë që mund të tejkalojnë 3 metra.

I njohur në Filipine si Nando, Ragasa është tufani i 14-të që prek vendin këtë vit dhe vjen pas përmbytjeve të rënda të shkaktuara nga musonet disa javë më parë.

Shkollat dhe institucionet shtetërore, janë mbyllur në disa zoa, oprëfshirë edhe kryeqytetin Manilla, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për dëmtime të banesave dhe infrastrukturës.

Stuhia pritet të mbetet aktive deri të mërkurën, duke përfshirë ishujt Batanes dhe Babuyan, ku jetojnë mbi 20 mijë banorë në kushte të vështira ekonomike.

Pas Filipineve, sinoptikanët parashikojnë që Ragasa të drejtohet drejt Hong Kongut të martën, duke ruajtur fuqinë e super tufanit.

Agjencia meteorologjike e Kinës ka paralajmëruar se ai mund të prekë disa herë provincën Guangdong. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të grumbullojnë furnizime dhe të përforcojnë banesat

Edhe Tajvani do të ndiejë pasojat te renda të tufanit. Rreth 300 persona janë evakuuar nga qyteti Hualien, ndërsa zonat pyjore dhe shtigjet natyrore në veri e lindje janë mbyllur. Po ashtu, është pezulluar lëvizja e trageteve, megjithëse Ragasa nuk pritet ta godasë drejtpërdrejt ishullin.


Shtuar 22.09.2025 14:49